Nga Gaspër Marku
Ndërsa "Miss-i" shqiptar Cindy Marina pret me emocione finalen e spektaklit "Miss Universe 2019" në Amerikë, e ëma Kristina Nikolli (Marina) shpallet volejbollistja e shekullit në Shkodër
... Bukuroshja që shikoni në foto quhet Cindy Marina, e shpallur vetem pak kohë më parë "Miss Universe Albania 2019", ndërsa tani është në pritje të një gare akoma edhe më të vështirë, "Miss Universe 2019", spektakël që do të zhvillohet këtë fundjavë në Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Do të jetë një konrence mes 90-të më të bukura të globit, por natyrisht që Cindy Marina synon një përfaqësim dinjitoz me ngjyrat kuqezi të Shqipërisë. 21-vjeçarja nga Shkodra, pjesë e një familje sportive me zë në qytetin verior dhe më gjërë ka kohë që përgatitet për këtë finale tejet famoze të rangut botëror, por asgjë nuk e frikëson atë që të kërkojnë triumfin edhe në këtë spektakël gjigand që pritet të ndiqet nga një rekord shikusish, përfshirë jo vetem ato në sallë, por edhe përmes ekranit të televizorit. Por, natyrisht që spektaklin në fjalë, pse o edhe suksesin e Cindyt, më shumë se kushdo pritet ta shijojnë shkodranët, pasi fituesja e kurorës "Miss Universe Albania 2019", i përket pikërisht këtij qyteti, Shkodrës që nuk resht të prodhojë talent në të gjithë fushat e jetes.
Familja sportive "Marina"
Cindy, dhe familja e saj e lidhur tërësisht me sportin, jetojnë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, por lidhjet që ato kanë me Shkodrën e bëjnë këtë familje të nderuar të jetë qëndër të vemendjes së opinionit publik, sidomos atij sportiv, kur kemi parasysh se gjithë familja "Marina" është pjesë e sportit. Këtu kemi parasysh prindërit e saj shkodranë, Kristina Nikolli(Marina), ish volejbolliste e Vllaznisë dhe Ardian Marina, futbollist dhe më pas atlet, dhe për të shkuar më tej se pasioni për sportin në familjen shqiptaro-Amerikane, "Marina" vazhdon edhe me dy vëllezërit e Cindyt, Angelo dhe Brandon, edhe ato sportistë, i pari me futbollin dhe i dyti me volejbollin. Të gjitha këto bënë që edhe vete bukuroshja Cindy Marina të ecte nën gjurmët e nënës së saj duke iu bashkuar sportit të volejbollit, fillimisht si një volejbolliste shumë cilësore në kampionatin amerikan, ndërkohë që falë vlerave që dispononte ajo që në moshën 17 vjeçare u bë pjesë e rëndësishme e kombëtares së të rriturave të Shqipërisë, skuader me të cilen në vitin 2018 fitoi medalje bronzi në Europa League.
Shkodra nderon Kristina Nikollin(Marina)-volejbolliste e shekullit
Aktualisht ajo është në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikes duke I qëndruar pranë të bijes, Missit shqiptar Cidy Marina në pritje të finales së madhe të "Miss Universe 2019", por mbrëmjen e së enjtes në Shkodër emri I Kristina Nikollit(Marina) u radhit ndër më të mirët e shekullit të Klubit Sportiv Vllaznia. Në aktivitetin e organizuar në mjediset e Bashkisë Shkodër në kuadër të përvjetorit të 100-të të klubit Vllaznia, teksa shpërndaheshin çertifikatat "Mirënjohje" për më të mirat e shekullit, njëra prej tyre i takonte edhe Kristina Nikollit. Në foton që shoqëron shkrimin dallohet qartë edhe vlerësimi për këtë sportiste kur në pllakaten përkatëse shkruhet: "Mirënjohje" - Kristina Nikolli, me motivacion: Për kontributin e dhënë në disiplinen e volejbollit për Sport Klub Vllaznia, si një nga volejbollistet më të mira këto 100 vite. Në një bisede telefonike realizuar me vete Kristinen pas nderimit që iu bë në qytetin e saj të lindjes, ajo shprehet shumë e kënaqur për vlerësimin e marrë nga institucionet drejtuese vendore dhe sportive, sukses që e ndan me të gjithë bashkëlojtarët e Vllaznisë të atyre viteve, dhe padyshim edhe me trajneret e saj. E mbushur me plot emocione, ajo shprehet me plot besim se ky nderim që iu bë asaj duke e radhitur në listen e dhjetë volejbollisteve më të mira në 100 vite Sport Klub Vllaznia do të ndikojë edhe në suksesin e vajzes së Cindy Marina për një përfaqësim sa më dinjitos në spektaklin amerikan të datës 8 dhjetor "Miss Universe 2019".
Pak fjalë për kampionen Kristina Nikolli
Kristina Nikolli është bërë pjesë e sportit shkodran që në moshen 10 - 11 vjeçare duke u inkuadruar në ekipet e moshave të Vllaznisë në volejboll. Talenti i saj spikat që në hapat e parë, dhe kjo bën që trajnerët e saj ta përzgjedhin menjëherë në ekipin e të rejave dhe shumë shpejt edhe në ekipin e parë të të rriturave të Vllaznisë ku dha kontributin e saj përkrah me koleget e saj të atij brezi. Ish profesorët e shkollës ku ajo studionte si dhe trajnerët e volejbollit thonë që Kristina që në rininë e saj dallohej për atleticizem dhe që në vitin e tretë të shkolles së mesme zgjedhet për t'u bërë pjese e ekipit të parë të të rriturave, madje direkt edhe në formacionin e pare! Në moshen 18 transferohet në Tiranë për shkak të studimeve Universitare për t'u bërë pjese e ekipit Studenti. Në të njejtin vit grumbullohet me ekipin kombetar te volejbollit për të reja, ndërkohë që për tre vite me rradhe luajti me ekipin e Studentit, si një nga titullaret më me peshe të kësaj skuadre duke mbajtur vazhdimisht peshen kryesore të ekipit. Ekip ky që pati shkëlqimin e tij me Kristina Nikollin shytere kryesore dhe per 3 vite Kristina ishte MVP ( most valuable player ). Vlera këto që nxisin drejtusit e këtij klubi që Kristina Nikollin ta shpallin në 10 sportistët më të mirë te Klubit për të gjitha disiplinat duke e cilësuar atë si më e mira e viteve për vollejboll femra tek Studenti. Njohja gjatë studimeve universitare me shokun e saj Ardian Marina, një futbollist, por edhe atlet cilësor, edhe ky student në të njëjtin fakultet të sportit i lidhë ato akoma më fort duke zyrtarizuar kësisoj çiftin sportiv, Ardian dhe Kristina Marina. Kurorëzim ky që koinçidon me ndryshimet politike të sistemit të viteve 90-të, dhe që për çiftin "Marina", ashtu si edhe për shumë kolegë të tyre të sportit të atij brezi del në skenë rruga e emigranionit. Fillimisht Italia, ku gjithëhashtu Kristina pasi lind djalin Angelo vazhdon të luaj edhe për 3 vite në Itali si profesioniste. Më pas vendos të "ndalojë" volleyballin me dëshirën për të pasë një goce si Cindy, që jo vetem do të mbarte stafeten dhe pasionin e nanes së saj Kristina, por do të shkonte deri aty sa Cindy të arrinte dhe të guxonte me shumë punë dhe sakrifica të prekte majat më të larta të volejbollit amerikan , aty ku familja "Marina" u zhvendos pas një përvoje tre vjeçare italiane. Një jete e re dhe jo pa sakrifica në kontinentin e largët, por që falë talentit në familjen "Marina" sukseset do të vijonin të ishin prezente. Është viti 1998 kur Kristina dhe Ardian, tashmë edhe shtetas amerikan do të fillojnë një rrugëtim që krahas të tjerave sporti do të ishte pjesë e rëndësishme e jetes së tryre familjare. Kristina, pasionin për suportin e volejballit nuk do ta ndalonte këtu vetem me fëmijët e saj, dhe këtë e reflekton kur vendos të hapë bashke me tranieren ma të preferume te Cindy't Dana Burkholder ( ish pasuesja e Nacionales USA ) Klubin e Volleybollit amerikan, I pari I këtij lloji në atë zonë. Për 6 vite me punë dhe passion, dhe falë traniereve tëtalentuar që punojnë me shumë pasion ky Klub arrin të bëhet më i madhi në Southen California me ma shumë se 15 skuadra të niveleve të ndryshme, ku shumica e talenteve shkojne në Universitetet më të mira në Amerikë.
Cindy, Angelo dhe Brandon, tradita sportive vazhdon...
Nga tre fëmijët e familjes sportive "Marina", Cindy bukuroshja shqiptaro-amerikane që do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin madhështor amerikan, "Miss Universe 2019", është padyshim më e lidhura aktualisht me jeten sportive, jo vetem në Amerikë, por edhe me kombëtaren e Shqipërisë. Për Cindyn fillimet janë që në moshen 9-10 vjeçe kur luan shumë sporte të tjera, si Iceskating ..dancing sëimming soccer ..dhe që përfundimisht vendos të zgjedhi volejbollin e tradites së nënes së saj Kristina. Aty ku shumë ku shpejt me atleticissimin e saj dhe inteligjenzen bëhet The PRIDE OF HIGH SVHOOL për 4 vite me radhë ku edhe bën histori duke u shpallë MVP ( most valuable Pmayer of the year) . Në vitin e trete të shkollës së mesme Cindy fiton 4 vite bursen në Universitetin më të mirë DUKE UNIVERSITY on NC ku edhe atje shquhet për lidership dhe shpallet pasiesja më e mire e conferences. Cindy në moshen 17 vjeçare merr përsiper rolin më të vështirë duke bë histori si pasuesja më e re që ka përfaqësu Kombetaren Shqiptare në arenen ndërkombëtare edhe këtu Cindy shquhet për inteligjenzen e saj dhe leadership duke bërë histori teksa mundin Poland & Belarus. Pas vitit të parë Cindy transferohet në USC ( Universiteti i Southern California, ku që në vitin e parë e dërgon squadren në Elite 8 në Ligen më të fortë tëe Amerikes, aty ku vazhdon dhe studimet duke qënë në vitin e fundit përpara diplomimit në Bizness & Relation. E mbi të gjitha, sot Cindy po përfaqëson Shqipërinë në Miss Universe në arenen më të madhe ndërkombëtare të bukurisë bashke me 90 shtete te tjera, Beaty & talent metters. Por, nuk është vetem Cindy që spikat në familjen Marina, sepse tradita e sportit në këtë familje vazhdon edhe më fëmijët e tjerë, me dy vëllezërit e Cindyt, Angelo dhe Brandon. Angelo, sot 26 vjeçar, fëmija i parë spikat jo pak duke luajtur futboll soccer nga mosha 10 vjeç deri në Kollegin më të mirë në San Diego ( USD ) me degree në international Bussnes. Ndërsa, Brandon aktualisht 15 vjeçar me një shtatëlartësi të konsiderueshme, duke vijuar në traditen e motres Cindy si dhe mami Kristines po vazhdon rrugen e bukur të volejbollit, ku specialistëve të kësaj fushe, e ardhmja e tij në këtë sport do të jetë në përmasa optimale ndërkombëtare.











