Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kombëtarja U-15 për vajza zhvillon përgatitjet e fundit përpara turneut “UEFA Development”

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja U-15 për vajza zhvillon përgatitjet e fundit
Kombëtarja U-15 për vajza

Pak ditë para grumbullimit të ekipit kombëtar U-15 për vajza, në kuadër të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë, skuadra kuqezi ka zhvilluar disa seanca stërvitore dhe një ndeshje miqësore kundër Egnatias U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ekipi i drejtuar nga trajnerja e re, Rabie Tota arriti një fitore bindëse 5-0 ndaj Egnatias. Kjo ndeshje shërbeu për të vlerësuar gjendjen e futbollisteve dhe për të kolauduar grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë turne.

Trajnerja Tota do të bëjë publike listën me lojtaret e grumbulluara pas pak ditësh teksa përgjatë muajit gusht dhe shtator, stafi i ekipit ka zhvilluar disa seanca përgatitore.

Poll

Lexo gjithashtu