
Portieri Etrit Berisha foli për TV Klan pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Moldavisë. Gardiani mbajti portën e paprekur dhe u shpreh mjaft i lumtur për këtë fitore.
“Për mua ka qenë emocionuese, pas një periudhe të vështirë. Ndeshja më emocionuese, falenderoj trajnerin dhe lojtarëve që sot kemi bërë një ndeshje të bukur.
E mbaj mend shumë mirë ndeshjen e parë kundër Iranit, kur e kam parë Altin Lalën që më ka komplimentuar, jam ndjerë shumë mirë, e kam pasur idhull.
Nuk jam duke menduar për të ardhmen në klube, pas 2 ditësh kemi ndeshjen e radhës, duam të bëjmë gjëra të mëdha, kemi një grup fantastik, shpresoj që të na prijë fati”, u shpreh Berisha.
Poll