Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Intervista me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho

Shkruar nga NEWSPORT
Intervista me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho

Trajner i Ekipit Kombetar te Futbollit, Silvinjo ka folur në emision “Skaner”. Braziliani ka folur me gazetarin Gert Çarçani ku ka treguar për Kombëtare pas dy fitoreve radhazi.

Gerti: I kënaqur?

Silvinjo: Po, sigurisht. I kënaqur edhe për paraqitjen, e cila ishte e mirë në tre ndeshjet. Futbollistët ishin aty, të organizuar në fushë, me mendjen e duhur për të luajtur një ndeshje futbolli. Po flas edhe për Poloninë, një ndeshje që ishim në garë deri në dy minutat e fundit për të barazuar. Por, mirë i kënaqur pasi tani i njoh më mirë lojtarët apo ata më njohin mua dhe stafin, ku jemi 7-8 persona. Natyrisht punën e bëj unë si trajner i parë, por ka rëndësi edhe kjo njohja mes lojtarëve dhe stafit, çka më jep kënaqësi.

Gerti: Pas 45 minutave të para në faroe,iu ngrit pak temperuta pas atij barazimi?

Silvinjo: Shiko, ishte e vështirë për ta menaxhuar në dhomat e zhveshjes, pasi u ndodhëm në një sitiuatë të vështirë. Duhet ta mbyllësh ndeshjesh. Duhet ta kishim mbyllur pasi ishim superior në ato momente 1-0, më pas penalltia dhe më vonë një tjetër shans i shpërdoruar dhe një minutë para se të futesh në dhomat e zhveshjes i jep mundësi kundërshtarit të të shënojë gol. Dhe ai është momenti vendimtar, pasi nëse skuadra humbet qetësinë, humbet ndeshjen. Pasi nëse një lojtar i prapavijës del përpara dhe lë pozicionin, nuk është mirë. Ndeshja fitohet vetëm kur je i organizuar fort dhe mirë. Dhe aty më kuptuan lojtarët. Pasi u thashë duhet të luajmë të qetë dhe të kthjellët, me intensitetin e duhur të lojës, por, mbi të gjitha të organizuar. Pasi vetëm kështu fitohet ndeshja. Pastaj lojtarët bënë mirë kur u futën në pjesën e dytë, shënuan golin e dytë dhe të tretë dhe sipas meje e merituam. Një fitore e mirë ajo në Ishujt Faroe

Gerti: Gjatë këtyre ditëve,gëzimi I madh I shqiptarëve për këtë sukses, por si duhet menaxhaur euforia. Euforia nga nëra anë dhe entuzizmai nga ana tjetër. Si mund ta menaxhojmë, pasi është një gjë që na ka dënuar shumë herë. Një gjë që ne ndoshta e kemi në ADN-në tonë, euforia që mund të na vrasë.

Silvinjo: Shiko Gerti. Flasim për eufori. Unë them se duhet të flasim për të shfrytëzuar këtë moment që po kalojmë pas këtyre fitoreve dhe euforia mund të qëndrojë. Mendoj se kur punohet mirë dhe rezultati shihet, sigurisht që na mungon shumë dhe pikërisht atë moment duhet ta shfrytëzojmë. Dhe nëse e shfrytëzojmë mirë, është 50 përqind e punës dhe nuk flas për eufori, por për ta shfrytëzuar. Kjo është gjë e mirë dhe lojtarët janë të bindur se bëmë mirë, kemi ende shumë për të bërë, ti marim ndeshjet me radhë. Këtë duhet të bëjmë, ska rrugë tjetër. Unë kur dhashë konferencën e shtypit në fillim jam shprehur se nuk është një grup i lehtë, pasi në një ndeshje të vetme përgjatë 90 minutave mund të ndodhin shumë gjëra. Dhe sipas meje, mbeten ende 5 ndeshje të tjera, për ne janë si 5 finale dhe duhet të ecim me 100km në orë, pasi secila është shumë e rëndësishme dhe numri 1 është republika Çeke.

Gerti: Kuptoj, dhe festa tashmë ka mbaruar

Silvinjo: Për njerëzit jo, ndërsa për mua po.

Gerti: Natyrisht. Mister, çafrë mendove kur të thanë pas ndeshjes me Ishujt Faroe se polonia ka humbur?

Silvinjo: Shiko, ne ishim në dhomat e zhveshjes, të kënaqur dhe të gëzuar. Unë shkova në konferencën e shtypit, dhe pas 30 minutash më tha dikush: shiko ishte një ndeshje e fortë, në fillim polonia udhëhoqi 2-0 dhe më pas Moldavia e përmbysi rezultatin. Futboli është i vështirë

Gerti: Edhe një bonus le të themi

Silvinjo: Natyrisht, por Polonia mbetet ende favorite sipas meje. Polonia, Çekia, janë kombëtare të forta dhe ata janë favoritë deri në fund të kompeticionit. Ne duhet të vazhdojmë rrogën tonë dy fitore, 6 pikë na futën në garë dhe në jemi të kënaqur për këtë.

Gerti: Suprizuat pak me përzgjedhjet teknike në ndeshjen e dytë jashtë Uzuni, brenda Seferi. Uzuni titullar në ndeshjen e parë dhe më pas u fut në pjesën e dytë. I menduat këto pasi ishte kurajo e madhe për një lojtar që është golashënues

Silvinjo: Natyrisht duhet të ambietohemi me këto dhe lojtarët e dinë mjaft mirë. Është një situatë jo e thjeshtë për ta menaxhuar, Në amerikën e jugut, me kombëtaren e Brazilit bëra aty tre vjet dhe nga njëra ndeshje te tjetra kishim diferencë 4 ditë. Ndërsa këtu, kjo diferencë është tre ditë. Kjo e vështirëson shumë, pasi e bën thuajse të pamundur aktivizimin e të njëtëve lojtarë. Dy-tre ndryshime, përgjithësisht i bëjnë të gjithë trajnerët.

Gerti: Ka një thënje që formacioni fitues nuk preket?

Silvinjo: Sigurisht, kështu thonë. Por, është e vështirë dhe lojtarët e dinë. Pasi të japësh 100 përqind në ndeshjen e dytë është shumë e vështirë. Pas një transferte që nuk ishte edhe aq e lehtë.

Gerti: Shohim pak tani edhe pikat e dobëta. Është drejtë të themi që vuajmë shumë kur shënojmë dhe në anën tjetër pësojmë lehtësisht?

Silvinjo: Varet, shkojmë në poloni dhe humbasim 1-0. Ndeshja e dytë 0 gol. Nuk pësuam ndaj Moldavisë. Më pas me Ishujt Faroe, pësuam një. Flasim për tre ndeshje, pësuam dy gola, më pak se një gol për ndeshje. Mendoj se pjesa difensive por edhe offensive, është e mirë pasi kemi shënuar 5 gola në tre ndeshje.K emi pësuar dy gola në tre ndeshje. Por, në fund të fundit të gjitha skuadrat pësojnë. Edhe Mançester Siti pëson, të mëdhatë e botës gjithashtu pësojnë Liverpul, Barcelona, Real Madrid. Për fat të keq, kështu është.

Gerti: Opininet e specialistëve janë se mund të kesh kokëdhëmbje për mbrojtjen pasi edhe ndeshjen e fundit nuk ishte e sigurt duke rezikuar në disa raste që mund të na ndëshkonin, Nëse sulmi dhe mesfusha duken mirë, mund të themi se pika e dobet mbete mbrojtja?

Silvinjo: Nëse do ti referohemi ndeshjes me Ish ujt Faroe,aty ku edhe pësuam gol dhe mund të pësonim sërish, duket e drejtë nëse e kanë analizuar kështu. Sepse realisht ishte ndeshje e vështirë ku kundërshtari u mundua të shfrytëzojë goditjet standarte duke hedhur ndonjë top brenda zonës dhe dikush mund të shënojë. Prandaj them se ishte e vështirë. Luhet futboll njëra skuadrë bën zotërim topi, ndërsa tjetri fut në zonë një top dhe mund të ndëshkohesh. Sipas mendimit tim, përsa i përket pjesës defensive, jo. Mendoj se kemi një mbrojtje të mirë. Ishim të sigurt dhe më pas mund të them se futbolli në përgjithësi, jo futbolli modern, mbrohet me 10 -11 lojtarë. Por nëse flasim për një mbroijtje si repart dhe topi shkon te mesfushori apo sulmuesi. Sot flitet shumë për lojën mes linjave. Ka një top që shkon mes linjave e mer mbrojtësi sulmon dhe mund të shënojë. Pra,nis loja nga një mbrojtës qëndror. Prandaj them se është punë skuadre dhe ata e kuptuan mjaft mirë që duhet të shkojmë të luajmë si skuadrë.

Gerti: Ndryshove pozicionin e hysaj dhe Mitaj e çove në në të majtë. Një lojtar që e kemi fituar në atë krah për disa vjet.

Silvinjo: Po, futbollistë të mirë.kishim probleme për mbrojtës të majtë dhe prej tre-katër muajsh ishim në kërkim. Vendosëm për Mitaj, i cili zhvilloi një ndeshje të mirë

Gerti: Mund të themi që në kombëtaren tënde ka lojtarë të paprkeshëm

Silvinjo: Jo. Janë të gjithë lojtarë të fortë, me kondicion të mirë.

Gerti: Kur them të paprekshëm, e kam fjalën për të pazëvendsueshëm.

Silvinjo: Sigurisht që jo. Nuk mund të bëjmë llogaritë tani e të flasim për 11,13 apo 15 lojtarë. Nuk e dimë se si do të jemi deri në shtator.

Gerti: Çfarë të frikëson më shumë?

Silvinjo: Frikë jo. Trembem për ndonjë dëmtim. Kombëtarja nuk është si një klub ku e nis me 25 lojtarë dhe me ta shkon deri në fund. Këtu është ndryshe. Grumbullon 23 lojtarë dhe nis punën, është ndryshe.

Gerti: Asnai, asnjë nuk besonte te ai. E more, i besove dhe duket një bast i fituar. Do të ketë emra të tjera?

Silvinjo: Po natyrisht që do të ketë. Prandaj kam zgjdhur të jetoj në Tiranë. Kemi lojtarë të fortë gjithandej nëpër botë. Ai ishte lojtar që luante në hungari prej disa kohësh dhe më pas u spostua në Kore, që ka ndryshuar në bazë të skemave të lojës. Kemi nevojë për lojtarë krahu si ai Mehmeti, Bajrami që është lojtar krahu. Seferi gjithashtu që ka bërë një ndeshje të mirë. Asani është mëngjarash, e vendosa në atë pozicion dhe bëri mirë, pasi është lojtar teknik i fortë. Pastaj në pjesën e defensive. Nuk është pykë, por lojtar krahu, dhe ndihmon edhe mbrojtjen.

Gerti: Nëse sgaboj ishte pjesë e 11-shes në të tre ndeshjet

Silvinjo: Po ishte në të tre ndeshjet.

Gerti: Pyetja që të bëj gjithmonë ka lidhje me portën është një preokupim I të gjithëve porta. Etrit është lojtar i rëndësishëm, por a keni një preokupim edhe ju për portën?

Silvinjo: I the të gjitha. I kemi të dy portierët në nivel ndërkombëtar dhe kanë bërë rrugëtim të rëndësishëm. Berisha dhe Strakosha kanë bërë mirë, por kur nuk luajnë dhe nuk shkojnë në fushë atëherë është shumë e vështirë. Fusha është e rëndësishme për lojtarëtr. Tw dy portierët nuk kishin minuta në portë, por pasi dëgjova edhe përgatitësin e portierëve, vendosa për Berishën, pasi më takonte mua të merja vendimin final. Por të dy portierët janë pothuajse në të njëtat kushte.

Gerti: Pra nga ajo që kuptoj, zgjedhja për portën do të jetë mes këtyre të dyve?

Silvinjo: Fola për këta të dy sa i përket ecurisë së tyre. Pastaj, Kastrati është portier shumë i mirë, por edhe Simoni. 19-vjeçar, mendoj se duhet të rritet akoma më shumë duke luajtur, pasi më pëlqen shumë dhe ka një ardhme në kombëtare ashtu si Strakosha, Berisha. Tw shohim

Gerti: E ke llogaritur edhe rikthimin e Brojës?

Silvinjo:  Duhet ta kuptojmë situatën pas një dëmtimi të vështirë, të gjatë, pasi nuk është e lehtë as për jetën e cilido futbollisti. Por sigurisht duhet të flasim tani për këtë moment, më vonë me qetësi. Pasi ajo që vlen mbi gjithçka është shëndeti I lojtarit.

Gerti: Kjo të bën të mendosh se ndoshta nuk do të jetë gati as për shtatorin?

Silvinjo: Do shohim, do shohim

Gerti: Sepse është e rëndësishme të rikthehet në fushë për të luajtur.

Silvinjo: Po, më pas është një rrugëtim i rëndësishëm. Dwmtimi prej 9-10 muajsh është i gjatë. Pra janë etapa që do të kalohen dhe duhet të ecim përpara, pasi edhe vetë lojtari është i fortë, por e përsëris se gjëja më e rëndësishme është vetë futbollisti.

Gerti: Nëse do të jetë në formë kur të jetë gjithçka gati, për ju do të ketë vend në formacion për të tre së bashku: Broja, Cikalleshi dhe uzuni?

Silvinjo: Nuk e kam menduar. Akoma jo.

Gerti: E drejtë

Silvinjo: E drejtë sepse...

Gerti: Edhe nëse do të jenë të tre në formë, nuk e ke menduar akoma?

Silvinjo: Ende jo, ende jo. Kjo është hera e parë që e çoj nëpër mend, meqë më pyete ti

Gerti: Patjetër, kuptoj. Mister, në çfarë duhet të besojnë shqiptarët?

Silvinjo: Që vazhdojmë të bëjmë një punë serioze, një punë me shpirt e zemër, dhe që na dërgon në fushën e lojës. Rezultati po, por paraqitja gjithashtu. Më pëlqeu shumë paraqitja në mesfushë. Natyrisht rezultati është i rëndësishëm, pasi për atë punojmë. Ashtu si ndaj Ishujve Faroe, por edhe në shtëpi ndaj Moldavisë, sa herë që shkonim në mesfushë për të bërë pressing, për të rrëmbyer topin, natyrisht që është gjë e bukur. Natyrisht që publiku kënaqet edhe me atë gjë.

Gerti: Goli më i rëndë është ai i Asllanit apo Asanit?

Silvinjo: Të pestë golat

Gerti: Përveç të pestëve, pasi Asani zhbllokoi rezultatin?

Silvinjo: Sa i përket rëndësisë, po. Pasi ta thashë që ndaj Moldavisë ishte e vështirë, ta thashë disa herë. E pata thënë që Moldavia ishte kundrështar i vështirë dhe i vendosur mirë në fushë, me lojtarë të zotë, si Nikolaesku apo Damaskan. Prandaj nuk mund ti ndaj, pasi të dy golat ishin të rëndësishëm

Gerti: Ndërkaq, kundërshtarët e radhës në shtator janë më të vështira, Republika çeke dhe Polonia. Lufta jonë është me këto të dyja?

Silvinjo: Po, ndeshja më e rëndësishme në këtë moment është ajo ndaj Republikës çeke. E drejtë, ndeshaj e radhës. Një ndeshje e vështirë, pasi ata janë të fortë fizikisht, të fortë taktikisht mund të luajën 3-4-3. Mw duket se në ndeshjen e tyre në Ishujt Faroe u vendosën me 4-2-3-1 apo 4-3-3. Kanë lojtarë që dinë të shënojnë dhe vendosen mirë në fushë. Sipas meje, Çekia dhe Polonia ishin favoritët e grupit. Tani jemi në garë. Të shohim.

Gerti: Do të kënaqeshe edhe me një pikë?

Silvinjo: Nuk e di. Unë e përgatis skuadrën për të fituar. Sepse në të gjithë ndeshjet e ke një mundësi për të fituar. Më pas nuk e di se çfarë ndodh. Por skuadrën e përgatis për të fituar, sigurisht,

Gerti: Ajo që I ka bërë më shumë pështypje njerëzve dhe komunitetit mediatic në lidhje me kiminë mes trajnerit dhe lojtarëve. Cili është sekreti mister? Një entuziazëm i madh i stafit me lojtarët?

Silvinjo: E drejtë, e gjithë puna e stafit, puna e federatës, ardhja ime këtu qëndrimi i përhershëm këtu, por sigurisht vëzhgimi i lojtarëve. Një futbollist do të dëgjojë të vërtetën nga një trajner. Ne duhet të bjmë zgjedhjet dhe ndodh që dikush nuk luan, tjetri nuk është I gatshëm, prandaj duhet folur hapur duke u parë në sy. Mua më duhet të shoh çdo ndeshje, ti shoh lojtarët, duhet të punoj 10-12 orë në ditë.

Gerti: Të gjithë ndihen mirë. E thonë këtë, e transmetojnë. Shohet në sytë e lojtarëve se ndihen mirë tani. Është një meritë e juaja, pasi I keni bërë të ndihen si një familje e madhe

Silvinjo: Po jam I kënaqur për këtë gjë. Nuk është e lehtë, por përgjigja e lojtarëve sipas meje është e duhura, pasi ata janë shumë të zotë.

Gerti: Të pëlqeu përgjigja e publikut Mister?

Silvinjo: Po

Gerti: I gjithë stadium plot?

Silvinjo: Po

Gerti: Tani ndaj Polonisë do të jetë sërish një stadium i tej mbushur

Silvinjo: Po po

Gerti: Kanë nisur që tani kërkesat për biletat. Përgjigja e publikut për kombëtaren. Është një përgjegjësi e madhe,përveç prezencës në stadium

Silvinjo: Sigurisht. Ne duhet të menaxhojmë çdo gjë. Është bukur. Para se njerëzit të vijnë,duket se kanë besim te loja dhe lojtarët. Kjo është gjë e bukur prandaj duhet ta menaxhojmë gjithnjë hapin e radhës. Bukur.

Gerti: Për rezultate  e kombetares reaguan edhe kritikët. Kritikët e federatës së futbollit të presidentit. Kombëtarja duket se ua ndryshoi mendimin. Unë I ndjek,të gjithë kritikët.

Silvinjo: Një punë e mirë, një rezultat i mirë, por përtej kësaj, sipas meje është puna e të gjithëve ne. Flasim dhe jemi në komunikim me të gjithë dhe duket se gjërat rrjedhin në mënyrë të qetë. Për kritikët çtë them.

Gerti: Mister, ju erdhi edhe familja në ndeshjen ndaj Moldavisë.  Çfarë ju thanë fëmijët,pas ndeshjes

Silvinjo: Ata ishin të kënaqur. Pasi edhe përpara ndeshjes e shihnin që ishte e vështirë dhe kërkonin që të fitoja. Mw dha kënqësi shumë të madhe ti shihja këtu dhe pas ndeshjes ishim të gjithë bashkë me familjet e futbollistëve për një darkë dhe ishte bukur.

Gerti: Një mbështetje e madhe, moral le të themi. Vajza me fanelën e kombëtares. Një mbështejte  e madhe që përveç fitores së babait, por edhe një sukses i madh

Silvinjo: Sigurisht,familja është një gjë shumë e rëndësishme

Gerti: Të kanë telefoanuar nga Brazili për këto dy suksese? Miq apo kolegë gazetarë?

Silvinjo: Po, po shumë

Gerti: Dikush nga mediat e Shqipërisë e cilësoi Asllanin si Asllaninjo.

Silvinjo: (qesh)

Gerti: Për golin

Silvinjo: Se mos më marin në telefon nga kombëtarja e Brazilit, trajneri i Brazilit që ta çojnë andej

Gerti: Mister, bëj shumë kujdes nga euphoria. Ti nuk mer këshillla nga unë, por shumë kujdes nga euphoria

Silvinjo: Po po, duhet ta menaxhojmë

Gerti: Pikërisht për këtë. Faleminderit shumë

Silvinjo: Faleminderit juve

Gerti: Rikthim të mbarë në Portugali. Kur do ti riktheheni punës, pasi më thatë në fund të korikut?

Silvinjo: Po, më 31 korrik, ditën e hënë, praktikisht jemi këtu

Gerti: Zhduken të gjithë nga Tirana në atë periudhë, por emocionet dhe adrenalina tashmë kanë filluar.

Silvinjo: Po po.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga