
Nedim Bajrami ishte heroi i Sassuolos në ndeshjen ndaj Cremoneses. Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në minutën e 90-të duke ndezur festën në stadium. Pas sfidës, fantazisti foli për mikrofonat e DAZN.
"Ishte një gol i rëndësishëm dhe një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë ekipin, duhet të vazhdojmë kështu. 2-0 është gjithmonë rezultat i rrezikshëm, ata shënuan dy gola, por ne reaguam dhe fituam. Ishte e rëndësishme për ne. Kam humbur 2-3 raste para portës disa javë më parëpor sot topi hyri në portë dhe unë jam shumë i lumtur.
Një gol i rëndësishëm për ecurinë tonë, ka shumë ndeshje për të luajtur. Këtu ndihem shumë mirë, djemtë më pritën shkëlqyeshëm. Mos të shikojmë renditjen por të vazhdojmë kështu”.-tha shqiptari pas ndeshjes.