Serxho Ujka
Mesfushori Serxho Ujka ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e tij, duke zbuluar se shumë shpejt do të bëhet baba. Ish-lojtari i Egnatias dhe Laçit ka bërë të ditur se pret ardhjen në jetë të një vajze.
Zbulimi i gjinisë u realizua në një mënyrë mjaft të veçantë dhe simbolike. Momenti emocionues u organizua në stadiumin “Elindus Arena” në Belgjikë, duke i dhënë momentit një atmosferë festive.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ujka shprehu mirënjohjen dhe lumturinë për këtë bekim në jetën e tij. Futbollisti, i cili aktualisht është pjesë e SV Zulte Waregem, shkroi se po e pret me shumë dashuri ardhjen e vajzës së tij.
View this post on Instagram
Poll
