
Ahmed Kalaja
Kombëtarja shqiptare mbylli me humbje këtë edicion të Nations League, duke u mposhtur 1-2 nga Ukraina. Pas kësaj disfata, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho zbresin zyrtarisht në Ligën C.
Megjithatë para kësaj ndeshje hoxhë Ahmed Kalaja doli i fituar. Ai ia arriti që t’i ‘rrëmbente’ fanellën një prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxhës. Ky i fundit ia kishte dhuruar fanellën hoxhë Kalasë, me dedikim.
Kujtojmë se Ahmed Kalaja njihet për shoqërinë e tij me disa prej futbollistëve të Kombëtares. Madje një ditë para ndeshjes me Ukrainën, ai së bashku me Eros Grezdën dhe Naser Alijin vizituan lojtarët kuqezi te hoteli ku qëndronin.
Poll