Gruaja e sulmuesit Karim Adeyemi, Loredana ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Mirëmbrëma Yje", ku ka bërë deklarata të forta lidhur me raportin e saj me ish-partnerin, reperin Mozzik.
Artistja foli hapur për mënyrën si e menaxhon marrëdhënien me të, veçanërisht sa i përket takimeve të tij me vajzën e tyre, Hanën.
Gjatë intervistës ajo ka mohuar pretendimet për të mos lejuar Mozzik të takohet me vajzën. Loredana u shpreh se ai vjen për ditëlindjen e vajzës dhe largohet, duke thksuar se Mozzik ka shkuar në 100 herë në Gjermani për koncertë e nuk është kthyer për të parë të bijën.
“Jo, nuk është e vërtetë. Them ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur çika, në fillimet e para kur jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve i ka shkruar ndonjëherë ‘s’ke me taku çikën’ ose ndonjë gjë. Por ajo ka qenë pjesa kur je aq keq sa ndonjëherë s’e di çka flet.
Ditët e para ndoshta, por jo muajt e vitet e tjera siç e qet ai. Ai mundet me ardhë me pa çikën kur të dojë, e ka derën hapur gjithmonë, por nuk e ka parë si obligim me ardhë. Gjithmonë më ka thënë: ‘Duhet me ma pru ti mu’. Unë i thosha se kam obligim me ta pru. Unë i them çikës: ‘Thirre babin, fol me të në telefon ose thirre gjyshin edhe gjyshen’, por tash unë atë me zor s’mundem me e shti kur ai s’është i interesuar. Unë thjesht kam vendosur me mbyll gojën për shkak që unë e mendoj Hanën në fillim.
Vjen për ditëlindje, 100 foto e ‘Urime zemra ime’ dhe largohet. Ka ndodh 100 herë ka pasur koncerte këtu dhe s’e ka kaluar rrugën për të ardhur", u shpreh Loredana.


