Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha po kalon një epokë shumë “GOLD”, të tijën. Duke theksuar kështu edhe paraqitjen e denjë të tij tek ekipi i AEK i Athinës, për të cilën luan aktualisht. Por larg nga karriera e tij e futbollit, Strakosha po shijon edhe arritjet që vijnë nga njerëzit e afërt të tij.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, portieri i kombëtares ka ndarë disa momente nga diplomimi i parteres së tij. Por çifti nuk është vetëm pasi pjesë e fotove janë edhe familjarët. Ndërsa postimi është shoqëruar gjithashtu edhe me shkrimin: Urime dashuria ime, jam shumë krenar për ty!
Kjo nuk është hera e parë që Strakosha ndan disa momente nga jeta e tij private, pasi 30-vjeçari e zyrtarizoi lidhjen e tij, me partneren greke në korrik të këtij viti.
View this post on Instagram
