Mbrëmja e djeshme e finales së madhe të Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm për futbollin, por edhe në studion e emisionit “Top Arena”.
Të ftuar në emision ishin çifti shumë i komentuar në rrjetet sociale, Elijona dhe Klodi, të cilët tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut.
Gjatë intervistës me moderatorin Mateo Borri, Klodi u pyet se kur e kuptoi se ndjente diçka më shumë për Elijonën dhe në cilin moment zemra i bëri “bam”. Ai u shpreh i drejtpërdrejt, duke treguar se gjithçka kishte nisur gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”.
“Unë e kam thënë që në Big Brother, që është një person që më ka bërë të ndihem shumë mirë. Normal kur del jashtë, e gjen realitetin tënd, i jep krah realitetit dhe ke më shumë mundësi dhe hapësirë. Momenti? S’e di. Sinqerisht nuk është vetëm një moment, por ka shkuar gjatë kohës. Unë te Elijona pëlqej thjeshtësinë, sinqeritetin dhe besnikërinë. Më shqetëson që vonohet gjithmonë. Organizimi i saj është tmerr. Gojët e liga? Ka shumë që mendojnë se Elijona më do për interes, por gëzohem që ata kanë çfarë flasin. Janë të pakënaqur me jetën e tyre”, tha Klodi.
