Reperi shqiptar Cllevio Serbiano, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan.
Ndonëse temat e trajtuara kishin të bënin për Kupën e Botës 2026, e cila po mbahet mes SHBA-së, Meksikës dhe Kandasë, reperit Cllevio i është zhvilluar një pyetësor nga moderatorja Marina Vjollca, në trajtë sportive për “VIP”-at shqiptar, e ku nuk kanë munguar përgjigjet “pikante”:
Marina Vjollca: Cili është lojtari më i mbivlerësuar?
Cllevio Serbiano: Noizy.
Marina Vjollca: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll?
Cllevio Serbiano: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se ndonjë bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë Stresit.
Marina Vjollca: Cila këngëtare e vendos ndeshjen në skenë sot për sot?
Cllevio Serbiano: Diva, Dafina.
Marina Vjollca: Kush e meriton kartonin e kuq?
Cllevio Serbiano: Xhensila Myrtezaj.
Marina Vjollca: Cili është lojtari që ka merkaton më të madhe?
Cllevio Serbiano: Gango.
Marina Vjollca: Topi i Artë shkon për?
Cllevio Serbiano: Getoarin.
