Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Nuk ka shënuar në këtë sezon, Broja tregon “pengun” para Serbisë: S’i kam dedikuar asnjë gol vajzës nga Përmeti, InshAllah mundem të realizoj

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka shënuar në këtë sezon, Broja tregon
Armando Broja me te dashuren e re

Futbollisti i Kombëtares, Armando Broja është një nga lojtarët më të përfolur jo vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.

Sulmuesi prej kohësh është në një lidhje me njëvajzën nga Përmeti, e cila quhet Sindi. Në rrjete sociale nuk kanë munguar as postimet romantike të çiftit, të cilët herë pas here tregojnë momente nga jeta e tyre.

Së fundmi i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Broja ka folur për jetën e tij private si dhe dëshirën për t’i dedikuar golat vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Armando Broja: Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani.

Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?

Armando Broja: Shqiptare.

Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?

Armando Broja: Nga Përmeti”, pjesë nga intervista.

Kujtojmë që Broja në këtë sezon për shkak të një dëmtimi, nuk ka luajtur rregullisht me Everton dhe nuk ka shënuar asnjë gol. 23-vjeçari gjithashtu është një nga të grumbulluarit e Sylvinhos për duelet me Serbinë më 7 qershor në "Arenën Kombëtaree" dhe 3 ditë më pas do të udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Letoninë. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga