Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Nga njohja me Mirlind Dakun, te lindja e vajzës dhe “ndarja”, Vesa Vllasaliu i tregon të gjitha: E kemi hequr njëri-tjetrin, ndikon distanca

Shkruar nga NEWSPORT
Nga njohja me Mirlind Dakun, te lindja e vajzës dhe “ndarja”,
Vesa Vllasaliu - Mirlind Daku dhe vajza e tyre Miresa

Vesa Vllasaliu është rikthyet sërish në qendër të mediave rozë. Kjo pasi pak muaj më parë surprizoi të gjithë ndjekësit e saj, teksa solli në jetë vajzën, Miresën.

Por pavarësisht kësaj, marrëdhënia e saj me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Dakun vazhdon të diskutohet. Kohët e fundit në media u përfol krisje dhe ndarje mes çiftit për shkak të një unfolloë në rrjetet sociale.

Në lidhje me këte dhe rolin e saj si nënë ka folur Vesa në një intervistë për “Prive”. Modelja ka theksuar se nuk është e vërtetë se ka ndarje mes çiftit, ndërsa shprehet shumë e lumtur tashmë si nënë. Ndër të tjera tregoi edhe momentin e parë se si është njohur me Dakun.

“Si e njohe Dakun? Ne kemi qenë në dasmën e Adrit dhe Ilirianës, jemi takuar aty, ai ka bërë një video me mua. Më shkruante çdo ditë pastaj, më kushtonte vëmendje dhe unë kam pas qejf që të më kushtonin vëmendje dhe kjo ka qenë pika kur ka nisë të më pëlqejë.

Roli i ri si nënë? Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur, është ëndrra me e madhe që kam pas që të jem nënë. Ma ka plotësu dëshirën zoti dhe kam një vajzë shumë të mire.

Ndarje? Ja, kemi hequr njëri-tjetrit folloë-n, ishim të inatosur, dhe në atë moment e hoqëm, por pastaj menjëherë bëmë folloë prapë. Dikush e pa shumë shpejt dhe filluan të thonë ‘kushedi sa kohë e kanë hequr’, ndërkohë që ne kishim vetëm 2-3 minuta.

Menjëherë u përfol se ishim ndarë, por ne nuk jemi ndarë kurrë që nga momenti që kemi nisur të flasim. Ndonjëherë shkruajmë dhe keqkuptohemi, sidomos unë, që nuk di të shprehem mirë në shqip. Ndonjëherë nervozohet ai, ndonjëherë unë, por më shumë ndikon distanca që nuk kuptohemi”, ka theksuar modelja.

Poll

Lexo gjithashtu