Sa janë mundësitë që një nga yjet e filmave për të rritur si Kendra Lust të jetë një mikeshë e modeles Georgina Rodriguez. Kjo është pyetja që shumë ndejkës në rrjete sociale pasi kanë parë fotot që ka publikuar aktorja e filmave për të rritur, ku shfaqet përkrah partneres së Cristiano Ronaldos.
Kendra Lust ka publikuar në “Instagram” foto ku ajo është me bikini në pishinë dhe përkrah saj ka pikërisht Georgina, me poza thuajse të ngjashme nga të dyja.
“Duke shijuar rrezet e diellit dhe energjinë e mirë. Më fal zonjusha Rodriguez”, ishte komenti i saj i vetëm në këto foto.
Sipas ndjekësve, ky është thjesht një fotomontazh i bërë me inteligjencë artificiale, siç Kendra Lust bën vazhdimisht. Por për momentin, ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim të tillë për fotot në fjalë të cilat kanë marrë mbi 120 mijë pëlqime.
