
Nicki Nicole dhe Lamine Yamal
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka krijuar sërish bujë në media pas ndarjes me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Vetëm dy javë pas publikimit të lidhjes, ai fshiu çdo foto me të nga Instagrami.
Lajmi u konfirmua nga mediat spanjolle dhe argjentinase, të cilat zbuluan se çifti ka ndarë rrugët pa bërë të ditur arsyet. Sipas gazetës "Tribuna", marrëdhënia mes tyre përfundoi papritur, duke lënë pas një sërë reagimesh nga fansat.
Në vetëm një vit, Yamal është ndarë nga pesë vajza, përfshirë Alex Padilla, Anna Gegnoso dhe ish-aktorja Claudia Bavel. Pavarësisht moshës së tij të re, marrëdhëniet romantike të 18-vjeçarit janë bërë një temë e nxehtë në media.
Poll