
Në emisionin "Zona Gol" ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë futbollisti i Kombëtares, Andi Lila. Ndër të tjera ai ka folur për dy futbollistët e tjerë kuqezinj, Berat Gjimshitin dhe Ledian Memushaj.
"Gjimshiti është më i miri te Benevento gjithashtu dhe Memushaj. Ata kanë justifikuar minutat që kanë luajtur duke justifikuar besimin e trajnerit. Edhe pse kanë pësuar disa humbje besoj se ekipi i Beneventos do të ecë dhe çunat do shkëlqejnë", është shprehur Andi Lila.
Galeria fotografike ()
Poll