Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vdekja e vajzës së Freddy Alvarez tronditi Tiranën, e mitura dyshohet se u rrëzua nga krevati (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e vajzës së Freddy Alvarez tronditi Tiranën, e mitura
Freddy Alvarez

Ndarja nga jeta e vajzës së futbollistit të Tiranës Frreddy Alvarez mëngjesin e ditës së sotme ka tronditur të gjithë Tiranën. E vogla e lojtarit bardheblu u nda tragjikisht, duke sjellë dhimbje të madhe në familjen e Alvarez.

Nga burime pranë policisë dyshohet se vajza e mitur është rrëzuar nga krevati dykatësh, 1.5 metra i lartë. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate. Vajza e mitur e futbollistit, teksa po ngjitej në krevatin dykatësh, ka rrëshqitur dhe ka pësuar një goditje fatale në kokë. Ajo është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se kishte ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes së brendshme.

Fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur të mbijetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detajet e tjera për këtë ngjarje tragjike.

Poll

Lexo gjithashtu