Sokol Cikalleshi nuk ka kaluar një periudhë të qetë kohët e fundit me klubin turk të Konyaspor, ku dhe luan aktulaisht. Sulmuesi i Kombëtares u përjashtua nga ekipi për shkak se kërkoi pagat e prapambetura, për dy ndeshjet e fundit, ato ndaj Galatasaray dhe Fenerbahçe.
Lexo edhe: E TURPSHME/ Cikalleshi kërkoi rrogat e prapambetura, klubi i Superligës turke e përjashton nga ekipi
Por mesa duket, sulmuesi me origjinë nga Kavaja i ka lënë pas këto probleme dhe është rikthyer në stërvitje me ekipin.
Me një foto të publikuar në “Instagram”, Cikalleshi shihet teksa është në stërvitje me Konyaspor, duke punuar sëbashku me pjesën tjetër të ekipit. Por nuk dihet nëse 33-vjeçari do të grumbullohet në ndeshjen e ardhshme ndaj Istanbulspor.
[caption id="attachment_719009" align="alignnone" width="492"] Foto e publikuar nga Sokol Cikalleshi në "Instagram"[/caption]