Në Turqi luajë shumë lojtarë shqiptarë, të cilët me paraqitjet e tyre kanë arritur të ndihmojnë skuadrat drejt rezultatetateve pozitive. Disa me gola, disa të tjerë me asiste dhe disa të tjerë duke “luftuar” për çod cep të fushës për të çuar ekipin drejt triumfit.
Pavarësisht se Odise Roshi ëktë javë nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës, sërish “rraket” e kombëtares shqiptare ka përfunduar në formacionin e javës në Ligën e 12 turke. Fieraku merr kështu një fanelë titullari në formacionin e më të mirëve, teksa paraqitjet e tij barazimin që Sakaryaspor mori në transfertë ndaj Umraniyespor janë vlerësuar.
Ndërkohë nga “Sofascore”, Roshi është vlerësuar me notën 7.9. kujtojmë se kjo nuk është herë e parë për “raketën” kuqezi që ndodhet në formacionin e javës, pasi në këtë sezon edhe 3 herë të tjera ka qenë mes më të mirëve.
[caption id="attachment_721572" align="alignnone" width="1242"] Odise Roshi ne formacionin e javes ne Turqi[/caption]