Andi Hadroj vendosi të zgjas bashkëpunimin me Partizanin edhe për 3 vitet e ardhshme. Ka qenë vetë klubi që ka konfirmuar lajmin se ka gjetur marrëveshjen me futbollistin.
Por, fill pas kësaj ka reaguar edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka. Ky i fundit ka shpërndarë në InstaStoryn e tij foton e publikuar nga të kuqtë ku i kujton se duhe të kishe një opsion tjetër në kontartë.
“Duhet të kishin shënuar një detaj në kontratë me ma heq këtë stil flokësh por do flasim”, ka shkruar Skuka. Kjo gjë duket si një batutë e dibranit për ish-shokun e skuadrës.
[caption id="attachment_699792" align="alignnone" width="169"] Postimi i Xhuliano Skukes[/caption]
Poll