Eneo Bitri ishte një nga lojtarët e grumbulluar nga trajneri Edy Reja, para largimit të këtij të fundit nga drejtimi i kombëtares shqiptare. Në miqësoret e zhvilluara, ish qendërmbrojtësi i Partizanit bëri paraqitje pozitive duke qenë edhe titullar me kuqezinjtë. Mirëpo, me largimin e italianit dhe emërimin e Sylvinhos në krye të Shqipërisë, beratasi duket se nuk është në plane.
Ndoshta prej repartit të mbipopulluar apo emrave të rëndësishëm si Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli, nuk ka pasur hapësirë për Bitrin. Megjithatë ky i fundit duket se kërkon të jetë domosdo pjesë e kuqezinjve për të dhënë kontributin e tij. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet pikërisht me fanelën e Shqipërisë. Duket si një mesazh për Sylvinhon, që në grumbullimet e ardhshme ta ketë në konsideratë.
[caption id="attachment_690327" align="alignnone" width="442"] Postimi i Bitrit[/caption]