
Fitorja 5 me 0 kundër Skënderbeut në javën e 18 të Superiores, bën që shkodranët të jenë të qetë para vitit 2024. Vllaznia mban tashmë vendin e tretë që të çon në “final 4”. Çfarë bie në sy më së shumti është forma e tyre.
Në 5 ndeshjet e fundit, shkodranët kanë bërë më mirë se skuadrat e tjera, duke grumbulluar 12 pikë. Pas tyre ndjek Egnatia me 11 pikë, ndërsa skuadrat e tjera janë poshtë 10 pikëve.
Kjo formë dhe vendi i tretë në renditje bëjnë që te Vllaznia të mendojnë më shumë. Pikërisht titulli kampion është çfarë i mungon Shkodrës prej vitit 2001 dhe çfarë duan më së shumti.
Avantazhi i “final 4” ndihmon Vllazninë, pasi aktualisht janë pas Egnatias dhe Partizanit, respektivisht me 11 dhe 6 pikë. Po ashtu me një ndeshje më shumë të luajtur.