
Në një pronocim për mediat ka folur së fundmi ish-mesfushori i kombëtares shqiptare dhe një nga më të vlerësuarit e historisë së futbollit tonë, Ervin Skela. Vlonjati që tashmë punon në akadëminë e Frankfurt në Gjermani, po ndjek kursin e UefaPRO që në të ardhmen të ketë mundësinë të drejtojë në nivelet më të larta. Ish-fantazisti tregon për mënyrën se si e sheh kombëtaren në këtë periudhë, ku shkëput një mendim për Panuçin si edhe tregon për jetën në Gjermani.
Skela tha: "Komunikim dhe këshilla për lojtarë janë ndihmë për lojtarët e rinj që kanë një trajner të tillë me një eksperiencë të madhe si lojtar. Të gjithë e dimë çfarë eksperience ka Panucci si lojtar dhe atë po e transmeton te të rinjtë. Kur kam luajtur në kombëtare unë nuk i kam pasur këto këshilla se si të vraposh dhe të paraqitesh në fushë. Tani po e shoh kombëtaren direkt në kohët e fundit dhe po më pëlqen shumë."
Në vijim të fjalës së tij ai u shpreh:" Futbolli ka ndryshuar shumë dhe tani kërkohet edhe nga 10-tshi që të mbrojë. Sot ekipet janë më të organizuar dhe ekipet janë më të shpejta dhe janë më të përgatitur fizikisht dhe teknikisht. Me Izraelin u pa që në ndeshjen parë ku nuk u luajt futboll, por ne treguam veten atje ku morëm një fitore të madhe. Skocia është një ekip që luan më lojtarë të lartë dhe duhet të përgatitemi për një lojë të tillë."
"Tani pjaca jonë është lartë dhe ne kërkojmë gjithmonë e më shumë pas kualifikimit në Euro 2016. Jam shumë komod që jam pjesë e akademisë së Frankfurtit. Ndihem mirë atje dhe në të ardhmen shpresoj që të jem në nivelet më të larta si trajner dhe me punë e me pak fat gjithçka mund të arrihet."