Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Emanuele Ndoj largohet nga Brescia: Mbeteni shtëpia ime e dytë, plotësuat ëndrrën time të fëmijërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Emanuele Ndoj largohet nga Brescia: Mbeteni shtëpia ime e dytë,
Emanuele Ndoj ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Brescias. Mesfushoir largohet nga skuadra e Serie B pas 7 vitesh, teksa këtë sezon nuk ka pasur në këmbë minutat e dëshiruara. 27-vjeçari pavarësisht largimit do të mbetet në Serie B, teksa ëhstë gati për të nisur  një aventurë të re në një tjetër skuadër. Ndoj pritet të kalojë te Leço, skuadër që lufton për mbijetesë në Serie B. Lajmin e largimit të tij e ka bërë të ditur vetë mesfushori nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 27-vjeçari bën një mesazh emocionues, teksa falenderon të gjithë për mundësinë e dhënë dhe se Brescia do të mbetet në zemrën e tij. “E dashur Brescia, është e vështirë të gjesh fjalët për të shprehur gjithçka që ndjej tani. Pas gati 8 vitesh dhe 143 ndeshjeve të luajtura me këtë fanellë, ka ardhur koha për t’u ndarë. Është një përshëndetje plot emocione të përziera, por mbi të gjitha është një përshëndetje plot mirënjohje. Kur mbërrita këtu, isha një djalë i ri me një ëndërr në zemër dhe Brescia më dha mundësinë për ta realizuar atë. Kam mësuar shumë gjatë kohës sime këtu, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, kam krijuar miqësi që do të zgjasin përgjithmonë dhe kam patur privilegjin ta mbaj veshur me krenari këtë fanellë. Ishte një rrugëtim plot sfida, fitore, disfata dhe momente të paharrueshme. Mbi të gjitha mbërritja në Serinë A, ëndrra e çdo fëmije që e do këtë sport të mrekullueshëm! Sa herë që zbrisja në fushë me këto ngjyra, jepja gjithçka për këtë ekip dhe tifozët tanë fantastikë. Do të doja të falënderoja shokët e skuadrës, trajnerët, stafin dhe të gjithë ata që punuan në prapaskenë gjatë kohës sime këtu. Ju keni qenë familjarë për mua, do të më mungoni të gjithë. Por mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët e Brescias. Mes nesh kishte dashuri dhe urrejtje si në një lidhje, dhe falë këtyre momenteve më bëtë të rritesha shumë. Do ju falënderoj gjithmonë për këtë. Megjithëse ndonjëherë situatat mund të dukeshin ndryshe, dijeni që sa herë më është dhënë besim jam munduar të jap gjithçka për këtë fanellë. Për secilin prej jush dhe për këtë qytet, që ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë shtëpia ime! Faleminderit përsëri, Brescia, për gjithçka që më ke dhënë. Këto tetë vite do të mbeten gjithmonë ndër kujtimet më të veçanta të jetës sime. Tani është koha për të filluar një aventurë të re, por Brescia dhe tifozët e saj do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Ndoj.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Emanuele Ndoj (@emanuelendoj8)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga