 
Pritej të ishte një pasdite e jashtëzakonshme por nuk po rezulton e tillë. Shumë muzikë, por shumë pak njerëz të pranishëm. Ashtu si në rrugët e kryeqytetit, ku tifozët numëroheshin fare lehtë, edhe në sheshin “Nënë Tereza” në festën e organizuar nga “Fan Zonë” dhe Top Channel, atmosfera e krijuar nga njerëzit e pakët ishte shumë e trishtë. Lojtarët stampuan një buzëqeshje të ngrirë për të mos treguar bezdinë që krijonte sheshi i zbrazur pas një pasditë të gjatë nëpër zyra institucionesh. Festa u tentua, por zor se mund të thuhet se u realizua. Megjithatë, përpos të gjithave, ata që erdhën nga Franca nuk e meritonin një pritje të tillë. Festa vijon…
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       