Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Duka apo Fino? Adriatik Dosti, gazetari sportiv analizon zgjedhjen e tij: Uthulla e fortë prish enën e vet...

Shkruar nga NEWSPORT
Duka apo Fino? Adriatik Dosti, gazetari sportiv analizon zgjedhjen e tij:

Duka apo Fino?

Asnjëri e as tjetri... kjo do ishte përgjigja ime publike lidhur me dy kandidaturat e Kreut të ri të FSHF që do duhet të zgjidhet nga Asambleja shqiptare e futbollit më 7 shkurt 2018..

I pari ka 15 vjet në krye të futbollit tonë dhe perpos ca arritjeve të pa mohueshme që më së shumti i solli koha që po jetojmë dhe jo ai ...siç pëerpiqen të na mbushin mendjen kalemshkruesit servilë rreth tij ... Ka dhene prova mëse të mjaftueshme që tashmë duhet të largohet nga ai post..

"Së bashku për të miren e futbollit"- thotë Duka.

Ok, por pyetja ime është: Së bashku me ke?

Sepse ti i ke larguar e masakruar të gjithë njerëzit e vërtetë të futbollit, i ke dënuar tifozët t'ju afrohen stadiumeve, i ke përdhosur rëndë gjyqtarët e futbollit duke i shndërruar në kamikazë të kauzës tënde personale, i je turrur qyteteve sportive e me traditë në futbollin shqiptar duke i dënuar e penalizuar si ke dashur, e ke futur futbollin shqiptar në qorresokakun e turpshëm të shitblerjeve të ndeshjeve e basteve të turpeshme, ke manipuluar e vazhdon ta bësh një gjë të tillë edhe me pjesën e medias sportive ku një tufë sharlatanësh e servilësh të pa fytyrë i mban pas vetes e i fton për dreka e darka deri edhe në Xhamitë e Teheranit, ku një zot e di se ç'bëhet e se ç'luhet me financat brenda institucionit tënd gati privat. Etj, etj, etj pa mbarim.

JOOOO...Finos në krye të FSHF....

Për shumë aresye e madje krejtësisht të përligjura...

Sepse Shqipëria mëse njëherë e ka ndjerë nga fare pranë se ç'do të thotë ndërhyrje e politikës në sport e në futboll në veçanti. Madje për këtë, vite më parë edhe është dënuar e ndëshkuar rëndë...

Statuset e FIFA e të UEFA janë fare të qarta dhe tëshkruara e zeza mbi të bardhë...Nëse Shqipëria kërkon të bëjë rolin e qorrit e të budallait, le ta provojë.  "Uthulla e fortë prish enën e vet"- thotë populli...

Kandidimi i Finos është krejtësisht politik dhe tepër i dënueshëm e i pa pranueshëm për komunitetin e futbollit i cili duhet të reagoje si kurrë më parë dhe fuqishëm për të parandaluar atë që më pas mund të rezultojë katastrofik për futbollin shqiptar, dënimin drastik prej Institucioneve Botërore dhe Europiane të futbollit ...

Të gjithë mbështetësit e Finos janë qartazi idhtarë, militantë, shërbëtorë e ushtarë besnikë të partisë në pushtet e cila pasi i mori e i akaparoi të gjitha me radhe ç'ka deshi e ç'ka ëndërronte e pasi e siguroi edhe timonin e vetme, këtë radhë ka vendosur të vjedhë forcërisht edhe futbollin shqiptar dhe jo pa arsye e jo pa qëllim...

Njerëz të shumtë e të ndershëm të Komunitetit shqiptar të futbollit ndërgjegjësohuni e mos e shisni kaq lirë veten tuaj, dinjitetin, personalitetin, karakterin e mbi të gjitha sakrificat tuaja të shumta nder vite për sportin tuaj të zemrës..

Shqipëria ka plot figura të nderuara e të respektuara në këtë sport të cilave as Duka e as Fino nuk ju afrohen dot për nga respekti, mirënjohja e reputacioni që ata gëzojnë në popull, por edhe për nga pastërtia e figurës së tyre njerëzore, morale, qytetare e sportive....

Ndaj JO Dukës por edhe një JOOOOO të fortë Politikës që kërkon të na fuse dhunshëm në futbollin tonë një njeri që nuk ka asnjë lloj lidhje me të e që sot quhet Fino por nesër mundet që fare mirë edhe të quhet Olsi apo Erjon ...

A.R.DOSTI

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga