Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Dëmtimi i Gjimshitit la boshllëk për mbrojtjen, Atalanta pëson disfatë në Torino (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i Gjimshitit la boshllëk për mbrojtjen, Atalanta

Largimi i Berat Gjimshitit në minutën e 19’ të ndeshjes Torino – Atalanta, ka ndikuar në humbjen 3 me 0 të këtyre të fundit. Kapiteni i Kombëtares u detyrua të largohej për shkak dëmtimi dhe pavarësisht zëvendësimit, la boshllëk në mbrojtje.

Goli i parë për Torinon erdhi pas 3 minutave nga largimi i mbrojtësit shqiptar. Në pjesën e dytë u vulos dhe gjithçka me penalltinë e minutës së 56’, që u përkthye në gol nga torinezët. Vendasit nuk u ndalën duke shënuar tjetër gol në minutën e 96’.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 14 dhe në përfundim të saj Atalanta e sheh veten në vendin e 8 me 20 pikë, 1 më shumë se Torino. Shkalla e dëmtimit të Gjimshitit nuk dihet akoma, teksa shpresohet të mos jetë asgjë serioze për shkak dhe të rëndësisë së tij. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga