
Armando Broja është padiksutim një nga lojtarët më të dashur për tifozët shqiptarë. Pavarësisht se sulmuesi u grumbulluar nga Sylvinho për dy sfidat me këtij muaji, lojtari u rikthye te Chelsea, pasi nuk mund të kontribuonte për kuqezinjtë për shkak të disa shqetësimeve që ndjente.
Por tashmë gjithçka ka kaluar për Brojën, i cili ditën e nesërme është gati në 100% e tij për të ndihmuar “Blutë” e Londrës në sfidën ndaj Arsenal. Kjo përballje do të luhet duke nisur që nga 18:30 dhe është e vlefshme për javën e 9-të të Premier League.
22-vjeçari prej ditësh ka zhvilluar stërvitje me skuadrën angleze, duke marrë kështu edhe ngarkesën e duhur për duelin me “Topçinjtë”. Me shumë gjasa nesër Broja pritet ta nisë nga minuta e parë, me Mauricio Pochettinho që do t’i besojë një fanelë titullari.