
Një nga befasitë më të mëdha të këtij edicioni në Botërorin e Klubeve është padyshim klubi i Botafogos. Bardhezinjtë e Brazilit arritën ditën e djeshme të triumfonin përballë Paris-Saint Germain.
Një rezultat minimal 1-0 i dha Botafogos një fitore të mrekullueshme ndaj kampionëve të Europës, gjë që u pa edhe në tifozerinë braziliane. Një video po bën xhiron e rrjetit, ku mbështetësit e Botafogos ironizojnë Interin.
“Nuk është e lehtë, është Botafogo nuk është Interi i Milanos”, këndonin në kor tifozët brazilianë pasi arritën të mundnin Paris Saint-Germain, gjë që Interi nuk ia arriti dot në finalen e Champions League.
Hinchas del Botafogo tras la victoria sobre el PSG:
— Milan Argentina ???????? (@MilanArg__) June 20, 2025
“EL BOTAFOGO NO ES EL INTER DE MILAN.”pic.twitter.com/GPTGHsNl8L