
Borussia Dortmund mori një fitore të rëndësishme në Botërorin e Klubeve, duke mposhtur me shifrat “e çmendura” 4-3 ekipin Mamelodi Sundowns. Të parët që kaluan në avantazh ishin skuadra afrikane me Riberio në minutën e 11.
Pikërisht ky gol hodhi idën se verdhezinjtë e Niko Kovac do e kishin të vështirë duelin. Megjithatë në pjesë e parë Dortmund ishte në gjendje jo vetëm të përmbyste rezultatin, por edhe të shënonte 3 gola, respektivisht me Nmecha, Guirassy dhe transferimi më i ri Jobe Bellingham.
Finalizimi i 4-të për Borussian në minutën e 59, me autogolin e Mudau, krijoi përshtypjen se gjithçka kishte përfunduar, por Mamelodi Sundowns nuk e kishte thënë ende fjalën e tyre. Ata ngushtuan shifrat deri në rezultatin 3-4, por jo në gjendje të barazonin. Pas dy takimesh, Dortmund grumbullon 4 pikë dhe është një hap larg kualifikimit për në fazën tjetër.