
Inter Miami ka triumfuar me përmbysje përballë Portos në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë, në grupin A, në Botërorin e Klubeve. Sfida e zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium”, përfundoi 2-1.
Golin e parë e shënuan pikërisht porguezët. Në minutën e 8-të të ndeshjes, Samu ktheu në gol një penallti, duke i thënë avantazhin e përkohshëm Portos.
Megjithatë, në pjesën e dytë Inter Miami gjeti forcën dhe barazoi që në minutën e 47-të. Ishte Segovia i cili riktheu baraspeshën. Ndërkohë, për golin e përmbysjes mendoi Leo Messi. “Pleshti” realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 54-t.
Me këtë fitore, Inter Miami shkon në vendin e dytë në grupin A me 4 pikë, po aq sa edhe Palmeiras i vendit të parë. Ndërkohë që Porto dhe Al Ahly mbajnë vendin e 3-të dhe të 4-t me nga 1 pikë.
Golat e ndeshjes:
Goli i Samu Aghehowa
Goli i Segovia
Goli i Leo Messi