
Ruiz & Neves
Paris Saint Germain është ekipi i radhës që kualifikohet në çerekfinale të Botërorit të Klubeve. Ashtu siç parashikohej, kampionët e Europës arritën të mposhtnin Inter Miamin.
Ashtu ndodhi, me parisienët që triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 përballë skuadrës së Messit. Brenda pjesës së parë, PSG likuidoi amerikanët duke i shënuar plot katër herë.
Joao Neves ishte ai që arriti të shënojë dy golat e parë, një autogol i Aviles dhe Hakimi që shënoi golin e katërt për PSG-në. Leo Messi u shfaq vetëm një herë rrezikshëm me kokë, por Donnarumma e ndali. PSG do të përballet me njërin mes çiftit Flamengo-Bayern Munich.
Goli i pare i Joao Neves
Poll