Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

“Ne besojmë te kualifikimi”, Tudor para Real Madridit: Kemi përgatitur një ndeshje ndryshe nga City

Shkruar nga NEWSPORT
“Ne besojmë te kualifikimi”, Tudor para Real Madridit: Kemi
Igor Tudor

Mbrmëjen e sotme, do të zhvillohet një sfidë e mrekullueshme mes Real Madridit dhe Juventusit. Ekipet do të përballen sonte për të kuptuar se kush do të shkojë në çerekfinale të Botërorit të Klubeve.

Në prag të këtij takimi që starton sonte në orën 21:00, trajneri i bardhezinjve Igor Tudor ka dalë në konferencë për shtyp për mediat. “Kësaj radhe kemi përgatitur një ndeshje ndryshe nga ajo ndaj Manchester Cityt.

Tani duhet të përqendrohemi te Real Madridi, janë një ekip shumë i fortë. Duhet të besojmë, të vrapojmë shumë, të sakrifikojmë veten dhe të mos bëjmë gabime. Unë besoj te kualifikimi, djemtë po ashtu. Kur të fillojë ndeshja do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Këto janë ndeshjet më të bukura për t’u luajtur. Ne jemi përgatitur, duam të kalojmë në raundin tjetër. Një ndeshje e vështirë na pret, e kemi analizuar mirë, por u thashë lojtarëve të mi se këto janë ndeshjet më të bukura për t’u luajtur”, u shpreh Tudor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga