Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Kylian Mbappe TRONDIT Real Madridin, ylli francez shtrohet në spital

Shkruar nga NEWSPORT
Kylian Mbappe TRONDIT Real Madridin, ylli francez shtrohet në spital
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe nuk debutoi dot me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube. Shkak u bë një sëmundje që preku sulmuesin francez në prag të sfidës së parë ndaj Al Hilalit.

Jo vetëm përballjen ndaj arabëve, por Mbappe nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës ndaj Pachuca. Siç raportojnë mediat spanjolle, sulmuesi 26-vjeçar është shtruar në spital për analiza dhe për të marrë ndihmën e parë.

Vetë Real Madridi e ka bërë të ditur në një deklaratë për shtyp se Mbappe është prekur nga gastroenteriti, që shkakton diarre, dhimbje barku dhe ndjesi të vjelle. Në rast se nuk arrin të rikuperohet, francezi mund të humbasë pjesën e mbetur të kompeticionit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga