Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

VIDEO/ Juventusi si tank në Botërorin e Klubeve, “shtyp” edhe rekordmenët e Marokut

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventusi si tank në Botërorin e Klubeve, “shtyp”
Juventus

9 gola në dy ndeshje dhe vetëm 1 i pësuar, ky është bilanci i Juventusit në Botërorin e Klubeve. Të besuarit e trajnerit Tudor u treguan të “pamëshirshëm” ndaj ekipit më të titulluar në Marok, Ëydad, e përfunduar 4-1 në favor të “Zonjës së Vjetër”.

Italianët kaluan në avantazh që në minutën e 6 përmes autogolit të Boutouil. Juvja ia bërë vetes objektivin me të lehtë me finalizimin e Yildiz në të 16 minutë. Pak momente më vonë Lorch ngushtoi shifrat. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën fragment të lojës, Juventus u tregua më i “etur”. Yildiz gjeti golin e dytë personal dhe të 3 për ekipin në minutën e 69. Por ekipi më i titulluar në Italia nuk u ndal me kaq. Pati kohe edhe për konkretizimin e Vlahovic nga 11-metërshi për të mbyllur llogaritë. Juvja tashmë e ka siguruar biletën për në fazën tjetër, madje duke i dhënë sinjale rivalëve se janë aty dhe gati të sfidojnë çdo ekip.    

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga