Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Fitorja e vuajtur përballë Urawa Reds, Kristjan Asllani “sms” Interit: Duhet të bëjmë më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e vuajtur përballë Urawa Reds, Kristjan Asllani
Kristjan Asllani

Inter mori një fitore të rëndësishme dhe të vuajtur përballë japonezëve të Urawa Reds në Botërorin e Klubeve. Zikaltërit triumfuan 2-1 me përmbysje, teksa ishin shumë pranë një humbje, që mund t’i eliminonte.

Në përfundim të këtij dueli ka folur edhe mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani. Ky i fundit ishte titullar dhe luajti 70 minuta, teksa pas ndeshjes foli për menaxhimin, turneun që po merr pjesë, por edhe formën fizike të ekipit.

Çfarë vështirësish ndeshët pasi pësuat një gol dhe si e menaxhuat ndeshjen?

Patëm pak probleme pas golit, edhe për faktin se ata u mbrojtën shumë mirë, ishin shumë poshtë dhe ne kishim vështirësi për të lojtarët mes linjave. Në pjesën e dytë u kthyem me tre në mesfushë dhe ndoshta bëmë më mirë. Ata u kthyen edhe më poshtë, u bë shumë të vështirë për t’u kaluar. Megjithatë, ne u treguam të aftë të siguronim këtë fitore, e cila ishte me të vërtetë shumë e rëndësishme.

Cilat janë aspektet që duhen përmirësuar për të shmangur pësimin e golave?

Sigurisht që është një aspekt mbi të cilin duhet të punojmë. Një ekip si i yni nuk mund t’i lejojë vetes që të pësojë gola, dhe në të dyja ndeshjet deri më tani kemi pësuar nga një në minutat e para. Duhet t’i analizojmë me kujdes gabimet e bëra dhe të rritemi së bashku.

A lidhen vështirësitë me formën atletike apo me faktorë të tjerë?

Jo, nuk është një problem fizik. E dimë që është fundi i sezonit dhe të gjitha ekipet janë të lodhura, por kjo nuk na intereson. Duhet të japim dhe të bëjmë shumë më tepër, sepse pastaj na presin gjëra të mëdha.

Si u ndjetë në mesfushë në pjesën e dytë? Çfarë vështirësish patët në asimilimin e ndryshimeve taktike?

Nuk ka vështirësi, por është e vërtetë që kemi punuar pak së bashku dhe vetëm në pak ditë. Ende mungojnë shumë lojtarë, kështu që disa probleme i kishim. Në pjesën e parë ishte e vështirë të gjeje hapësira sepse ishin shumë poshtë, por në pjesën e dytë ishim shumë më mirë.

A ju ndihmon kjo fitore edhe mendërisht për pjesën tjetër të turneut?

Po, absolutisht. Ne donim të fitonim me çdo kusht sepse ishte një objektiv i rëndësishëm. E dinim se me një humbje ndoshta mund të ishim eliminuar, kështu që jemi të lumtur që kemi fituar këto tre pikë.

A komplimentuat Carbonin pas ndeshjes?

Po, e komplimentuam, edhe trajneri gjithashtu na bëri t’i kushtonim një duartrokitje në dhomën e zhveshjes. Jemi të lumtur për të. Ai është një djalë i shkëlqyer, një futbollist i shkëlqyer, E dimë sa ka vuajtur, për fat të mirë iu kthye buzëqeshja pas këtij goli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga