
Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain do të përballen këtë të shtunë për të luajtur çerekfinalen e Botërorit të Klubeve. Sfida që do të zhvillohet në “Mercedes-Benz Stadium”, do të startojë në orën 18:00.
Në prag të këtij dueli, ka folur sulmuesi i bavarezëve, Thomas Muller. Gjermani thotë se e njeh mirë forcën e PSG-së, por thekson se ai vetë dhe gjithë ekipi duan vetëm fitoren në këtë ndeshje.
“Të dyja skuadrat janë në formë të mirë dhe i njohin forcat e njëra-tjetrës. E shoh ndeshjen si shumë të balancuar. Ajo që e bën të veçantë FIFA Club World Cup për mua është të kem një përvojë të vërtetë turneu me ekipin. Të jesh bashkë me të gjithë stafin dhe të gjithë lojtarët, kjo krijon një atmosferë unike. Duam të fitojmë”, është shprehur Muller.