Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Dikur shokë skuadre te Liverpool-i, Mascherano nuk ia përton trajnerit të Realit

Shkruar nga NEWSPORT
Dikur shokë skuadre te Liverpool-i, Mascherano nuk ia përton trajnerit
Javier Mascherano

Ish-legjenda e kombëtares argjentinase, Javier Mascherano, tani trajner i Inter Miami, bëri disa deklarata në një konferencë për shtyp përpara debutimit të tij në Kupën e Botës për Klube kundër Al Ahly (ndeshja do të luhet në orën 02:00 sonte sipas orës shqiptare).

Midis tyre, bien në sy ato që i referohen Xabi Alonsos , ish-shokut të tij të skuadrës te Liverpool , një kundërshtar gjatë kohës së tij te Barcelona dhe tani trajner i Real Madridit. “Ai ishte një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur në karrierën time. Nuk i uroj më të mirën sepse është te Real Madridi, por jam i sigurt se do të jetë një trajner i shkëlqyer për klubin.

Ai bëri një punë të shkëlqyer te Bayer Leverkusen. Nëse do të takoheshim me Real Madridin, është normale që si ekip evropian ata do të ishin favoritë duke pasur parasysh cilësinë e skuadrës së tyre. Do të ishte një surprizë nëse do të ndodhte e kundërta, por pse të mos përpiqemi t’i surprizojmë?!”.

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga