Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

Del Piero habit me parashikimin për fituesin e Botërorit të Klubeve: E fiton Juventusi

Shkruar nga NEWSPORT
Del Piero habit me parashikimin për fituesin e Botërorit të
Alessandro Del Piero

Botërori i Klubeve rinis ditën e sotme për të luajtur dy ndeshje të vlefshme për kalimin në çerekfinale. Legjenda e Italisë, Alessandro Del Piero, i cili ka dhënë parashikimet e tij për ndeshjet e mbetura.

“Kemi Interin kundër Fluminense dhe për mua italianët kalojnë. Pastaj është Manchester City kundër Al Hilal, besoj se anglezët arrijnë në çerekfinale. Nga ana tjetër është zemra ime, e dini që zemra ime është bardh e zi dhe do të jetë gjithmonë.

Shpresoj të gabohem, por për mua Real Madridi do të kalojë tutje. Sa i përket finales, mendoj se do të jenë kampionët e Europës, PSG, ndërsa finalisti tjetër Manchester City.

Fituesi përfundimtar do të jetë... Juventusti! Nuk mendoj se mund të ndodhë (qesh). Kjo është ëndrra ime, por për mua PSG do e fitojë”, shprehet Del Piero.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga