Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

BOTËRORI I KLUBEVE/ Inzaghi “shtang” Guardiolën, Al Hilal eliminon Cityn. Në mbrëmje zbresin në fushë Real e Juve

Shkruar nga NEWSPORT
BOTËRORI I KLUBEVE/ Inzaghi “shtang” Guardiolën, Al Hilal
Al Hilal

Një ndeshje mjaft e rëndësishme dhe shumë e luftuar është zhvilluar orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Manchester City është skuadra e radhës që është eliminuar nga Kupa e Botës për Klube.

Kjo pasi Al Hilal ia doli të triumfonte me shumë vuajtje ndaj gjigantëve anglezë. Dueli mes tyre shkoi në kohën shtesë, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 2-2, ndërsa arabët në fund triumfuan 4-3.

Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi “shtang” kështu Pep Guardiolën, duke i eliminuar nga ky turne. Me këtë fitore, Al Hilal është kualifikuar për në fazën tjetër të turneut.

Ndërkohë kujtojmë se në mbrëmje e gjithë vëmendja do të jetë te dueli mes Real Madrid dhe Juventusit. Një sfidë e cila do të startojë në orën 21:00 dhe do të marrë vëmëndjen e tifozëve.

BOTËRORI I KLUBEVE/ Inzaghi “shtang” Guardiolën, Al Hilal
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga