
Botërori i Klubeve vazhdon që të zhvillohet normalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që në orët e para të kësaj të marte janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës.
Boca Juniors ka barazuar me Benfican mes spektaklit të katër golave. Ndeshja e vlefshme për raundin e parë të grupit C, përfundoi 2-2. Tashmë Boca dhe Benfica mbajnë nga 1 pikë, ndërsa Bayern Munich kryeson grupin me 3 pikë të plota. Vendin e fundit e mban Auckland City me 0 pikë.
Ndeshja tjetër ishte ajo mes brazilianëve të Flamengos dhe ekipit nga Tunizia, Esperance Tunis. Flamengo fitoi 2-0 në duelin e vlefshëm për grupin D. Kështu, brazilianët shkojnë në kuotën e 3 pikëve, aq sa Chelsea që mposhti Los Angeles FC. Këta të fundit dhe Espereance Tunis kanë nga 0 pikë.