
Botafogo - Seattle Sounders
Botërori i Klubeve vazhdon që të zhvillohet normalisht në Shtet e Bashkuara të Amerikës. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, janë zhvilluar dy ndeshje të tjera.
Palmeiras u përball me Porton, në kuadër të ndeshjes së grupit A. Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, me ekipet që ndajnë pikët. Tashmë të katër ekipet e këtij grupi kanë nga 1 pikë, grup në të cilin ndodhen edhe Al Ahly me Inter Miami.
Në krahun tjetër, brazilianët e Botafogo ia dolën që të fitonin 2-1 pëballë ekipit amerikan, Seattle Sounders. Kështu, grupi B pëson ndryshime. Botafogo shkon në kuotën e 3 pikëve, në vendin e dytë, por me po aq pikë sa PSG, të cilët mposhtën Atletico Madrid 4-0, mbrëmjen e djeshme.
Poll
Lexo gjithashtu
BOTËRORI I KLUBEVE
“Juventusi ka ambicie për të fituar”, Tudor: Lojtarët janë të etur
BOTËRORI I KLUBEVE