
Palmeiras - Al Ahly
Palmeiras ka fituar përballë egjiptianëve të Al Ahly në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të grupit A në Botërorin e Klubeve. Sfida e zhvilluar në “MetLife Stadium”, përfundoi 2-0.
Një autogol i Abou Ali në minutën e 49-të dhe goli i Flaco Lopez në të 59-tën i dhanë fitoren brazilianëve.
Këta të fundit shkojnë në kuotën e 4 pikëve, duke u afruar shumë me turin tjetër, atë përtej grupeve. Në krahun tjetër, Al Ahly me 1 pikë, mban vendin e fundit në grupin A.