Cristiano Ronaldo dhe Roberto Martinez
Edhe pse u futën në Kupën e Botës 2026 mes favoritëve për t’i shkuar deri në fund kompeticionit, Portugalia nuk ishte kurrë në nivelin mes më të mirëve. Luzitanët u eliminuan në fazën e 1/16-ave nga Spanja me shifrat 0 – 1, aty ku vendosi goli i Merinos.
Në rrjetet sociale po qarkullon masivisht momenti kur ekipet shkuan të hidratoheshin për disa minuta. Pikërisht në këtë çast, Cristiano Ronaldo u drejtua shumë ashpër trajnerit Roberto Martinez, ndërsa ky i fundit i kërkoi të qetësohej.
Një “skenë” aspak e hijshme për një yllit të futbollit botëror si Cristiano Ronaldo. Martinez nuk do të jetë më trajner i Portugalisë, ndërsa “CR7” i ka dhënë lamtumirën luzitanëve në arenën botërore.
View this post on Instagram
Poll
