
Manuel Locatelli
Në prag të dy sfidave ndaj Norvegjisë dhe Moldavisë, trajneri i Kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti ka marrë një lajm jo të mirë. Manuel Locatelli ka hasur probleme së fundmi.
Ish-trajneri i Napolit mund të humbasë mesfushorin e Juventusit në dy duelet e radhës. Siç raportojnë mediat “azzurre”, kapiteni i bardhezinjve ka treguar për një problem në këmbën e djathtë.
Gjë e cila e detyroi Locatellin t’i nënshtrohej një rezonance për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Gjithashtu, mesfushori u kap nga kamerat me këmbën e fashuar.
Gjendja e tij do të monitorohet në orët e ardhshme. Nëse nuk është diçka serioze, Locatelli do të qëndrojë me Kombëtaren, përkundrazi do të rikthehet në Torino.
Galeria fotografike ()
Poll