
Kosova
Pas fitores së kombëtares shqiptare ndaj serbve mbrëmjen e djeshme, radhën e ka Kosova. Dardanët do të rikthehen në fushën e lojës nesër në mbrëmje ku do të përballen në transfertë me Suedinë.
Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës kanë kryer ditën e sotme seancën stërvitore në Kosovë në prag të përballjes me Suedinë. Ndërsa së shpejti pritet të udhëtojnë drejt Suedisë.
“Dardanët zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Kosovë, përpara udhëtimit drejt Suedisë
Fokusi maksimal dhe energji pozitive në prag të përballjes së rëndësishme”, shkruan FFK-ja në rrjetet sociale.
Poll