
Paulo Dybala, Juventus
Juventusi i sezonit të ardhshëm do të vijë me ndryshime, por jo në organikën e lojtarëve. “Zonja e vjetër” që nga sezoni i ardhshëm do të ketë një sponsor të ri në fanellë.
Marka Jeep është rikthyer pas një sezoni mungesë në bluzat bardhezi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Juventusi përmes një postimi në faqen zyrtare. Jeep do të jetë sponsori kryesor i uniformës, ku do të shoqërohet dhe me Visit Detroit.
Shifra që do të përfitojë Juventusi nga rikthimi i markës së automjeteve, do të jetë 69 milionë euro. Shifër e cila do t’i jepet Juventusit për tre vitet e ardhshme që Jeep do të jetë si sponsor kryesor.
View this post on Instagram
Poll