
Eman Kospo
Eman Kospo është futbollisti më i ri i ekipit të Fiorentinës. Pasi mbylli aventurën e tij me Barcelonën U19, mbrojtësi 18-vjeçar ka vendosur që të nisë një të re në Serie A italiane.
Fiorentina ka paguar te Barcelona 400 mijë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit. Ndërkohë që në rast rishitje, klubi i Barçës ka ruajtur edhe 15% të shumës që Kospo do të shitet.
18-vjeçari e ka nisur karrierën e tij si futbollist në Zvicër, ku ka luajtur me ekipe si Aarau dhe Zyrih. Ndërkohë që në vitin 2023, Eman Kospo u bashkua me Barcelonën.
Poll