
Tashmë është zyrtare, Stefano Pioli nuk do të jetë më trajner i Milanit. Tekniku italian është shkarkuar nga detyra, vendim që është marrë që në mars të këtij viti dhe konfirmimi iu bë në prill.
Lajmin për largimin e Piolit e ka bërë të ditur vetë klubi i Milanit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“Ne thjesht duam të themi, faleminderit Stefano!”.
Pioli largohet kështu pas 5 vitesh si trajneri i “Djallit”, me të cilët fitoi një titull kampion të Italisë në vitin 2022. Por largimi i tij erdhi si pasojë e sezonit të fundit, i cili ishte shumë i dobët dhe u mbyll pa trofe për Milanin.
Tashmë kuqezinjtë janë në kërkim të trajnerit të ri, me portugezin Paulo Fonseca që është favorite për t’u ulur në pankinën e Milanit.