Medon Berisha
Stefano Pioli nuk është më trajner i Fiorentinës. Klubi italian dhe tekniku 60-vjeçar kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre, kjo prej rezultateve tepër të dobëta.
Pioli e drejtoi Fiorentinën në 14 ndeshje, ku ia doli që të merrte 4 fitore, 4 barazime dhe plot 6 humbje. Ndërkohë që në kampionat, ekipi “vjollcë” mban vendin e fundit me vetëm 4 pikë.
Sigurisht që humbja përballë Leçes me shifrat 1-0 i “vuri kapak” të ardhmes së Piolit. Ai gol i shënuar nga Medon Berisha, “shkundi” mirë rrënjët e klubit të Serie A, të cilët tashmë janë pa trajner.
Poll
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       